Aleatët e PD: Në takimin Basha-Rama, dialog për zgjedhje të lira

Ndonëse një takim i cili pritet prej kohësh ai mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministrit Rama, për disa ky takim u konsumua që sot, e kjo lidhet me deklaratën e Kryeministrit Rama që pranon kushtin e opozitës që drafti i ndryshimeve të bëhet me 2/3 e votave në Parlament. Por për disa ky takim i së Hënës, duhet të shërbejë për marrëveshje në lidhje me reformën zgjedhore, një pike për të cilët opozita kërkon më shumë vëmendje dhe e ka shpallur si më thelbësore në krahasim me Reformën në Drejtësi.

Krerët e partive që janë në koalicion opozitar ende nuk kanë dhënë prononcimin e tyre lidhur me këtë takim. Në një prononcim për “Koha Jonë”, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Meidiu i pyetur se çfarë presin aleatët e PD-së nga ky takim? Z.Mediu ka theksuar se në fakt ky takim për një mirëkuptim politik midis palëve, është një çështje e cila është bërë prezent prej kohësh nga opozita.

Më tej kreu i PR-së, shton se: “Faktori ndërkombëtar ka negociuar me opozitën në muajin shkurt dhe është rënë dakord për propozimin e vendeve të rezervuara sipas draftit të Venecias”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kërkesa e opozitës është për lehtësimin e strukturës, e cila nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse për të mundësuar një pushtet gjyqësor të pavarur dhe funksional. Në qendër të bisedimeve pritet që tema e Reformës në Drejtësi të zërë një kohë të mjaftueshme edhe pse një pikë e rëndësishme u dha po-ja e kërkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që aleati i PD-së kërkon që të bisedohet në këtë takim është reforma Zgjedhore. Fatmir Mediu është shprehur se është një pjesë e rëndësishme jo vetëm për politikën por dhe për qytetarët, që në takim kreu Basha të kërkojë garantimin e votës së lirë. “Besoj që do ishte shumë e rëndësishme që takime, të konsideroj edhe çështje të rëndësishme për shqiptarët, siç është garantimi i votës së lirë, e cila u manipulua, ble dhe dhunua nga koalicioni PS-LSI në zgjedhjet lokale të 2015”,- ka deklaruar Mediu.

E për aleatin tjetër, kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, takimi është një dialog i rëndësishëm që i shërben politikës. Kreu i PAA-së Agron Duka, në prononcimin për “Koha Jonë”, ka cilësuar si një takim i cili në fokus ka Reformën në Drejtësi e që për Duka jemi në limitet e miratimit që duhet të ketë kjo reformë. Si kreu i PR-së edhe për z.Duka, Reforma Zgjedhore është ajo për të cilin ky takim duhet të paraqesë për publikun elementë të sigurisë, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

z.Duka më tej është shprehur se: “Ne vlerësojmë dialogun si element i rëndësishëm politik në demokraci. Takimi i ditës së hënë mes kryetarit të PD dhe atij të PS është shumë i rëndësishëm pikërisht në këtë sens. Qëndrimet për reformën në drejtësi të dy krahët i kanë shprehur, ashtu si edhe vullnetin për ta realizuar atë. Edhe ne si PAA kemi shprehur vullnetin pozitiv për këtë reformë. Mendoj qe jemi në limitet e kohës edhe për Reformën Zgjedhore”,- ka theksuar Agron Duka.

Nga: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?