Aleatët e PD-së: “Zgjedhjet e 2017, duhet mirëkuptim politik ose protesta”

Dhe në ditët e fundit të 2016, opozita dhe maxhoranca pati në distancë debat lidhur me reformën zgjedhore. Partia Demokratike në deklarata apo qëndrime edhe të vetë deputetëve, flet për zgjedhje që kanë tendencë që të manipulohen. E për të ndalur këtë fenomen, PD është shprehur me tone të ashpra, madje deri në tranzira. Deputeti Kastriot Islami në një intervistë dhënë për “Koha Jonë”, theksoi që nëse zgjedhet ilegjitimohen, “kjo do të sjellë një reagim qytetar, madje do çojë në protesta, trazira”, – u shpreh Islami.

Por si e shohin aleatët e PD-së këtë situatë, a janë ata në një linjë me selinë blu? Republikani Fatmir Mediu, shprehet se kjo maxhorancë i ka manipuluar zgjedhjet e pjesshme dhe ato lokale. Në një prononcim për “Koha Jonë”, kreu i Partisë Republikane, vë theksin tek raportet e OSBE/ODHIR, e që sipas tij, kaq majfton për të konstatuar se, “në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Më tej ai shton edhe se qeveria ka lidhje të forta me korrupsionin, krimin, trafkun e drogës etj. “Lidhjet e qeverisë me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun e drogës, kultivimin e kanabisit në gjithë Shqipërinë tregon qartë se krimi nuk do të pranojë të lëshojë pushtetin”. Duke rradhitur këto probleme, për kreun e PR-së, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, nën këtë situatë do të ishte një farzë. “Në këtë situatë do ishte e papranueshme që opozita të hynte në zgjedhje farse”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e Mediut është e njëjta me PD-në, vendi mund të hyjë në një proces tensioni dhe krize. “Prandaj ne duhet të kushtëzojmë që procesi zgjedhor të zhvillohet nga një qeveri e mirëkuptimit politike për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve përndryshe Shqipëria do hyj në një proces tensioni dhe krizash të rënda”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për Agron Duka, i cili shprehet se nëse zgjedhjet manipulohen dhe nuk janë të lira, atëherë zëre se nuk janë bërë fare. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, thekson se nëse zgjedhjet manipulohen, është është ndryshuar dhe grabitur vullneti i votuesve. E kjo panoramë, për Dukën nuk mund të ndodhë në Shqipëri, e cila është nuk është vend dikatorial pasi, “grabitja e vullnetit të votuesve ndodh vetëm në vende diktatoriale, sistem që ne e lamë pas”.

Duke folur për tranzirat që mund të sjellin zgjedhjet e 2017, thirrja e kryetarit të PAA-së, mbetet që çdo mjet demokratik të përdoret, kjo “për të mos e lejuar këtë gjë, protestat janë mjet demokratik i rëndësishëm”,- shprehet Agron Duka.

Duke sjellë në vëmendje procesin në zgjedhjet e parakohshme në Dibër dhe në Kolonjë, Duka nënvzion se së pari qeveria duhet të largojë nga mendja se zgjedhjet preken me dorë. “Ne jemi dëshmitarë të masakrës zgjedhore në Kolonjë, dëshmi se mund të përsëritet, sepse është po kjo mazhorancë që prishi procesin”.

Më tej Duka kërkon që prania e ndërkombëtarëve të jetë e shtuar. “Ne si aleatë të PD duam garanci në zgjedhje për këtë kërkojmë dhe prani të shtuar të ndërkombëtare”. A duhet të hyjë PD në zgjedhje? “Kjo është një pyetje për kreun e opozitës dhe ne si aleatë do të marrim vendime sipas zhvillimeve konkrete”- pohon Agron Duka.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?