Aleksandër Meksi në Lazarat për kafe
Aleksander Meksi është kryeministri i parë demokrat që drejtoi Shqipërinë në një moment delikat të ndryshimit të sistemeve. Ai sëpari mbetet intelektual i rangut të lartë, përveçse ish-kryeministri i parë në një Shqiperi me pluralizëm politik.
“Ish-kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi me të birin na nderuan sot për një kafe në Lazarat City”- shkruan në FB kreu demokrat i Gjirokastrës, Bejko.
“Po kthehesha nga Saranda, – thotë Kryeminisri-, dhe më pihej një kafe. Shkojmë në Lazarat i them djalit se aty është ajri më i pastër në Shqipëri, i freskët, i pandotur, pa plehra”. Këto tregon Roland Bejko. Me tej Bejko shton se “Rrallë na ndodh në këto kohë të mbrapshta të konsumojmë disa çaste nga koha jonë me dikë nga i cili ke se çfarë mëson nga dija dhe përvoja e tij e pasur politike e profesionale”, shkruan kreu i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko në tekstin shoqërues të fotos.
KOHA JONË SONDAZH

