Alfred Rushaj jep dorëheqjen nga mandati i deputetit. Pakënaqësi me Berishën dhe me grupin Basha
Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati si deputet i kësaj force politike. Rushaj ka dhënë dorëheqjen për” angazhime personale” dhe se ditën e martë, do ta dorëzojë zyrtarisht. Alfred Rushaj më parë ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar në PD, gjatë kohës kur kjo forcë politike drejtohej nga ish-kryetari Lulzim Basha.
Burime të besueshme tregojnë se deputeti Rushaj nuk ka qenë dakort me ndarjen e demokratëve dhe me kandidimin me dy kandidatë, pasi kjo sjellë fitoren e PS.
Siç duket duke mos qenë dakort as me Berishën, por as me grupin Basha, ai ka zgjedhur largimin nga parlamenti.
Alfred Rushaj njihet për integritetin e tij profesional. Deputeti në ikje, sipas të njëjtave burimeve, është munduar ti përbashkojë grupet. Fakti që po shkohet me dy kandidatë ka sjellë largimin e tij në shenjë pakënaqësie ndaj dy palëve, të cilët nuk duan të gjejnë zgjidhje për unifikimin e demokratëve.
Emri pasues në listë është Petrit Doda.