Ali Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka reaguar pas sulmeve amerikane.

Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan Skynews.

Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit, me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëheqësi suprem tha: “armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?