Alibeaj: Katër deputetë të mazhorancës s’mund të votojnë për Presidentin e ri. Janë të etiketuar “non grata”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, foli sot lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se: Non-gratat nuk kanë të drejtën morale dhe politike për të votuar për presidentin. Duhet të jetë një president jo i afektuar nga votat non-grata. Duhet të zgjidhet një profil politik, këto janë sugjerime të miat. Duhet të jetë një njeri i ekuilibrave, që ka treguar se përballet me dinjitet testeve politike. Procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës të jetë serioz, që mos të ngutemi. Jam i mirë në matematikë! Nuk është çështje numrash, por procesi të jetë gjithëpërfshirës.

Lidhur me situatën brenda PD-së, Alibeaj theksoi se platforma e bashkimit që ai ka paraqitur disa javë më parë “është libri i shenjtë i demokratëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kemi bërë të qartë, grupi parlamentar ka nxjerrë platformën e parimeve të bashkimit, është libri i shenjtë për demokratët që i bën të gjithë bashkë, duhet t’i bëjë, është në fuqi do jetë në fuqi gjithë kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është diskutuar gjerë e gjatë prej disa javësh në mbledhje të gjata diskutime e takime me gjithë deputetët, është shprehur fare qartë qëndrimi i tyre, fatkeqësisht pati një refuzim, besoj që kjo është një çështje tashmë s’ka asnjë kërshëri përtej kësaj”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?