Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar, për herë të parë deputetët do ballafaqohen për krizën

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nesër ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, ku për herë të parë deputetët do të ballafaqohen për krizën brenda partisë. Mbledhja është thirrur në orën 13:00.

Në mbledhjen e së enjtes së kaluar grupi parlamentar zhvilloi një mbledhje të shkurtër vetëm 45 minuta, ku nuk u arrit të flitej për krizën, por veç për axhendën parlamentare.

Nga ajo mbledhje palët dolën më të përçara ku Alibeaj tha se “Partinë s’mund ta drejtojë një ”non-grata”, por Berisha theksoi se “duhet pranuar realiteti”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?