Alimehmeti: Bashkia e Tiranës ka rënë, s’ka kryetar

Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, tha se sot Bashkia e Tiranës ka rënë. Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Alimehmeti tha se kishte mungesë të theksuar të këshilltarëve bashkiakë, si dhe të kryetares së këshillit.

Ai tha: ”Është shumë e qartë që Bashkia e Tiranës po vuan thellë të abuzimit të fondeve. Për këto arsye, Këshilli Bashkiak menjëherë duhet të kishte reaguar që prej arrestimit të tij, nuk e bëri.

Mund të kishte thirrur mbledhje emergjente, nuk e bëri. Mund të kishte thirrur edhe mbledhje të zakonshme me rend dite, ku të diskutonte absolutisht këtë situatë që kemi, mungesën dhe për çfarë arsye vazhdon Erion Veliaj të drejtojë bashkinë. 

Fjala e lirë u mohua nga ana e nënkryetarit, zotit Hodaj, sepse dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak sot mungonte. Sot ne jemi në kushtet kur një institucion bie sepse ka rënë kryetari i saj, sepse nënkryetari nuk është emëruar nga Këshilli Bashkiak. Kryesia e Këshillit Bashkiak nuk bën punën e vetë, që do të thotë, t’i japë fjalën përfaqësuesve të njerëzve”.

SHKARKO APP