Ilir Alimehmeti tregon pse humbi Këlliçi
Ilir Alimehmeti i cili do të jetë zëri kryesor i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tregon arsyet të cilat sollën humbjen e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi në përballjen me Erion Veliajn, ku ky i fundit fitoi me 60 mijë vota në avantazh. Ai tha se dy arsyet kryesore që sollën këtë rezultat.
“Një arsye ka qenë problem i pajisjeve të identifikimit, njerëzit erdhën për të votuar shumë prej tyre u larguan, disa mbase s’u kthyen më. Pajisjet që duhet të ishin më të mirat, por në të vetmen ditë që duheshin ¼ e tyre nuk punuan, ky është një element që solli humbjen.
Një element tjetër është edhe përçarja e PD, por për këtë duhet punuar. Gjithashtu është edhe hapja ndaj njerëzve të rinj që nuk u bë nga PD. Gjithashtu duhen krijuar mekanizma të atillë që proceset zgjedhore të jenë të mbrojtura dhe të garantuara, pasi mungesa e tyre dhe paqartësia ndikojnë”,-tha Ilir Alimehmeti.