Altin Dumani bashkë me 4 prokurorë të SPAK-ut shkojnë në Brazil

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë të tjerë, kanë udhëtuar drejt Brazilit në Amerikën Latine. Sipas ”A2cnn”, përfaqësuesit e SPAK-ut do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por ndërkohë pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Altin Dumani shoqërohet nga prokurorët: Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara. Për llogari të hetimeve të shqiptarëve të përfshirë në paligjshmëri në Amerikën Latine, SPAK ka dërguar 3 letër-porosi drejt autoriteteve të drejtësisë në Brazil.

SHKARKO APP