Altin Dumani: Korrupsioni deri në 50 mijë të mos hetohet nga SPAK

Duke raportuar në KLP për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2023, Dumani tha se 20 prokurorë në SPAK janë të mjaftueshëm, ndërsa u shpreh se duhet të ketë një shtim të numrit të hetuesve.

Ndër të tjera ai tha se duhet të ketë një ndryshim ligjor, në mënyrë që të rritet kufiri për korrupsionin.

“Numri prej 20 prokurorësh është në rregull. Por duhet ndryshim ligjor që të rritet kufiri për korrupsionin, nga 50 mijë lekë që është momentalisht. Në mënyrë që kufiri monetar të jetë më i lartë. Por këtë duhet ta vendose ligjvënësi. Ky kufi monetar që kemi nuk më duket i arsyeshëm. E shoh si emergjent. Në rastet kur ka korrupsion mbi 50 mijë lekë të hetohen nga SPAK, ndërsa poshtë këtij kufiri të hetohet nga Prokuroritë e zakonshme. Kjo vlen që puna e SPAK të mos ngarkohet”, tha Dumani.

SHKARKO APP