Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës, tregon pse SPAK nuk po heton 21 Janarin

Kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani i ka dërguar një letër familjes së Aleks Nikës i vrarë më 21 Janar, ku i argumenton arsyet pse dosja i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës. Sipas tij, nëse do të ketë element të tjerë, atëherë hetimet do të kryen nga SPAK-u.

“Për këtë arsye, referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit.

 

SHKARKO APP