Spartak Ngjela: Altin Dumani një nga njerëzit me ndikim në vitin 2023

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani rezulton të jetë njeriu më me ndikim përgjatë vitit 2023, sipas sondazhit të Report Tv, pasi më herët është shpallur edhe ”Njeriu i Vitit” nga gazeta ”Koha Jonë” pas një sondazhi 32 ditor online.

Avokati Spartak Ngjela tha se nëse vazhdon kështu ai do të ketë sukses në politikë ndërsa solli dhe shembuj të ngjashëm.

“Po të vazhdojë kështu, Altin Dumani do të ketë karrierë të madhe politike. Kështu ka ndodh. Të gjithë ata që kanë pasur sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë pasur sukses. Prokurori që ka shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar ka shkuar deri në president të SHBA-së. Ai e ka ditur, por edhe unë e kam thënë se nëse ai i qëndron strikt ligjit do bëjë karrierë në Shqipëri”, tha Ngjela.

SHKARKO APP