Altin Dumani takim me kryeprokurorët e Ballkanit dhe Eurojust: Bashkëpunimi duhet të jetë i shpejtë dhe pa burokraci

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ishte ditën e djeshme në Budva, ku u takua me homologë të tij të rajonit, por edhe me zyrtarët më të lartë të Eurojust. Të gjithë prokurorët që kanë marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit, incentivuar edhe nga një projekt konkret si ai Western Balkan Criminal Justice ranë dakord se duhet të jenë më të shpejtë se krimi për të zgjidhur çështjet që kanë nën shqyrtim.

Për ta krimi nuk ka kufij, as shtete, as gjini e as fe. Ndaj dhe prokuroritë, në shkëmbimin e informacioneve, duhet të jenë më të shpejta dhe më efikase.

Prokuroria e Lartë Shtetërore, në bashkëpunim me projektin Western Balkan Criminal Justice (ËBCJ), me iniciativën e prokurorit të lartë shtetëror Milorad Marković, organizoi në Budva Forumin e parë Rajonal Konsultativ të Prokurorëve të Lartë dhe Specialë të rajonit mbi temën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor.

Prokurori i lartë shtetëror Milorad Marković vlerësoi se institucionet gjyqësore të shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë një detyrë të rëndësishme përpara që me bashkëpunim efikas, të bazuar në besim, t’i japin fund të gjitha formave të krimit të organizuar, ndërkufitar dhe korrupsionit. Presidenti i EUROJUST-it, Ladislav Hamran, theksoi se partnerët në Ballkanin Perëndimor janë me rëndësi kyçe për EUROJUST-in.

SHKARKO APP