FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Blinken: Angazhimi ynë është i fortë në rritjen e paqes e stabilitetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në mesazhin e Blinken theksohet se Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së të jashtme.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga ambasada e SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?