Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

EUSACombat Tirana 2026, ministri Gonxhja: 100% e sportistëve janë akomoduar në kushte optimale

Lajme E diel, 13 Shtator 2026 18:01
EUSACombat Tirana 2026, ministri Gonxhja: 100% e sportistëve janë akomoduar në kushte optimale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale lidhur me kushtet e akomodimit të sportistëve që po marrin pjesë në kampionatin EUSACombat – Tirana 2026.

Në reagimin e tij, Gonxhja hedh poshtë pretendimet për kushte të papërshtatshme akomodimi, duke argumentuar se pamjet e publikuara online nuk u përkasin ambienteve ku janë sistemuar delegacionet e huaja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Para 1 ore
28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 1 ore
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 2 orësh

Sipas ministrit, kampionati zhvillohet në Tiranë nga 7 deri më 17 shtator 2026, me mbi 1,600 sportistë dhe shoqërues universitarë, nga rreth 400 universitete të 38 vendeve europiane, në disiplinat taekwondo, karate, xhudo dhe kickboxing.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gonxhja sqaron se aktiviteti organizohet nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, ndërsa Bashkia e Tiranës kishte dhënë garanci për akomodimin e rreth 1,500 pjesëmarrësve.

Reagimi i plote:
“Në lidhje me disa postime online mbi kushtet e akomodimit, në kuadrin e EUSACombat – Tirana 2026, sqarojmë se pretendimet e ngritura nuk pasqyrojnë situatën reale dhe krijojnë një panoramë të shtrembëruar.

Kampionati zhvillohet në Tiranë nga 7 deri më 17 shtator 2026, me pjesëmarrjen e mbi 1,600 sportistëve dhe shoqëruesve universitarë nga rreth 400 universitete të 38 vendeve europiane, në disiplinat taekwondo, karate, xhudo dhe kickboxing.

Aktiviteti organizohet tërësisht nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, e cila ka kërkuar një mbështetje financiare nga MTKS, që iu ofrua në shkurt 2026.

Sipas informacionit të përcjellë nga federata organizatore, Bashkia Tiranë kishte marrë përsipër dhe kishte lëshuar garanci për akomodimin e rreth 1,500 pjesëmarrësve. Kjo garanci, ka qenë pjesë e kushteve mbi të cilat EUSA miratoi zhvillimin e kampionatit në Shqipëri.

Vetëm pak ditë përpara fillimit të aktivitetit, organizatorët janë njoftuar se kapacitetet e parashikuara fillimisht nuk mund të viheshin plotësisht në dispozicion, pasi një pjesë e dhomave ishin të zëna nga studentë shqiptarë me kontrata njëvjeçare. Për të mos cenuar strehimin e tyre dhe për të garantuar vazhdimësinë normale të aktivitetit, një pjesë e delegacioneve është sistemuar në Kampusin Universitar të Institutit Bujqësor, Kamëz, në ambiente të vlerësuara si më të përshtatshme. 100% e miqve janë akomoduar në kushte optimale siç edhe shikohet qartazi në këtë video.

Pavarësisht se Ministria nuk ka asnjë përgjegjësi direkte organizative apo logjistike, zëvendësministri përgjegjës për sportin ka qenë personalisht i pranishëm në momentet e mbërritjes dhe pritjes së delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë e plotë institucionale për të ndihmuar në adresimin e çdo nevoje që mund të paraqitej.

Duhet kuptuar se aktivitete të këtyre përmasave, kudo në Europë, nuk mbështeten në standardet e hoteleve superiore. Për akomodimin e mijëra sportistëve të rinj përdoren zakonisht kampuse universitare, rezidenca studentore, hostele rinore dhe njësi ekonomike akomodimi, duke garantuar kushtet e nevojshme të sigurisë, higjienës dhe funksionalitetit, edhe në funksion prakticiteti.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale, nuk u përkasin hapësirave ku janë sistemuar pjesëmarrësit e kampionatit. Nga verifikimet e kryera rezulton se ato mund t’u përkasin godinave të tjera të vjetra, të pabanuara e në pritje të rikonstruksionit. Paraqitja e këtyre pamjeve si ambiente ku qëndrojnë delegacionet e huaja është, për rrjedhojë, e pavërtetë dhe keqinformuese.

Në një aktivitet me mbi 1,600 pjesëmarrës, ku intervalet e zhvendosjeve e pauzave janë minimale, të pastrosh e të mirëmbash dhoma e ambiente sanitare kërkon turne e kapacitete të shtuara. Njëkohësisht, kërkohet bashkëpunim dhe respektim i rregullave edhe nga vetë përdoruesit, veçanërisht për mbetjet dhe sjelljen brenda dhomave dhe hapësirave të përbashkëta. Situata të veçuara nuk mund të paraqiten si prova të mungesës së angazhimit në të gjithë strukturën akomoduese.

Asnjë ushqim apo shërbim jashtë standardeve nuk është konstatuar nga strukturat përgjegjëse. Shërbimi i ushqimit dhe çdo element tjetër organizativ kontrollohen vazhdimisht nga organizatorët dhe ekipi ndërkombëtar i aktivitetit. Çdo mangësi apo parregullsi e evidentuar komunikohet drejtpërdrejt dhe trajtohet në kohë reale.

Përfaqësuesit e EUSA-s kanë inspektuar nga afër edhe ambientet e akomodimit, duke u njohur drejtpërdrejt me kushtet reale.

Organizatorët po punojnë për mbarëvajtjen e kampionatit, ndërsa Ministria, brenda rolit të saj ligjor dhe institucional, mbetet e gatshme për të kontribuar në adresimin e çdo nevoje që mund të kërkojë masa e zë.

Çdo problem konkret duhet të trajtohet me përgjegjësi, por nuk mund të pranohet që raste të izoluara, fotografi të paverifikuara apo ambiente që nuk përdoren nga delegacionet të shërbejnë për të cenuar një aktivitet madhor ndërkombëtar dhe imazhin e Shqipërisë si vend mikpritës”, shkruan ministri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.