Ambasada Amerikane, njofton si masë thelbësore, kontrollin e vazhdueshëm të vizave për të gjithë individët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka bërë me dije se, pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, mbikëqyrja dhe verifikimi i tyre do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit të vendit.

Në një njoftim zyrtar të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, Ambasada thekson angazhimin e Departamentit të Shtetit për të forcuar masat e sigurisë, duke implementuar politika më të rrepta dhe një sistem kontrolli të vazhdueshëm për të gjithë mbajtësit e vizave.

“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë.”, thuhet në postimin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Ky qëndrim nënvizon përkushtimin e autoriteteve amerikane për të mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm të gjithë ata që kanë marrë vizë hyrjeje në SHBA, si pjesë e strategjisë së tyre për mbrojtjen e kufijve dhe garantimin e sigurisë kombëtare.
AV

SHKARKO APP