Ambasada Amerikane, tjetër paralajmërim: Kush përpiqet të vijë ilegalisht, do të dëbohet dhe…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Edhe njëherë SHBA po e bën të qartë se çështja e emigracionit është në fokus.
Noem thotë se kush përpiqet të hyjë në mënyrë të paligjshme, do të kapet, do të dëbohet dhe nuk do të kthehet më kurrë në Amerikë.
“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane.