Ambasada amerikane zbardh takimin mes Yuri Kim dhe Monika Kryemadhit
Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur bisedën e zhvilluar mes ambasadores së re të SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, takim ky që u zhvillua ditën e djeshme në selinë e LSI-së.
Ambasada thekson se gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt.
“Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.