Ambasada e SHBA kujton vizitën e Presidentit Bush në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar vizitën e George W Bush në Tiranë, në qershorin e viti 2007.

Në postimin e Ambasadës thuhet se vendi ynë priti shumë ngrohtë Bushin i cili shënjoi vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri, duke theksuar mbështetjen tonë entuziaste të SHBA-ve.

“#HistoriNëFoto! Shqiptarët dalin në rrugët e Tiranës për të pritur presidentin amerikan George W. Bush më 10 qershor, 2007. Bush u prit shumë ngrohtë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin e Ballkanit, dikur i mbyllur ndaj perëndimit dhe tashmë një mbështetës entuziast i Shteteve të Bashkuara. (Foto AP/Visar Kryeziu)”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

SHKARKO APP