Ambasada e SHBA-së uron Ditën e Alfabetit: Nderim bukurisë së gjuhës shqipe dhe rëndësisë së saj unike
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka uruar Ditën e Alfabetit me vargjet e Naim Frashërit.
“Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike…