Ambasada Jacobsson: Kosova po ballafaqohet me Islamin radikal

Jacobsson ka thënë se ky lloj i Islamit nuk është tradicional në vend por është importuar nga diku tjetër.Ajo ka shtuar se është e tmerrshme kur djemtë e rinj po manipulohen nga një ideologji e tillë e cila i bënë ata që të lënë familjet e tyre dhe të shkojnë të luftojnë në një luftë me një grup që ne e dimë që janë terroristë.
“Mendoj që shumë në Kosovë janë shokuar verën e kaluar nga fotografitë brutale të heqjes së kokës (nga Lavdrim Muhaxheri), e po ashtu janë shokuar edhe nga vrasja e kaq shumë kosovarëve duke luftuar në këto luftëra”, ka thënë Jacobsson e cila ka shtuar.“Sigurisht qështja e ekstremizmit islamik dhe luftëtarëve të huaj nuk është vetëm një çështje ligjore. Është një çështje e cila kërkon një përgjigje gjithë qytetare. Çfarë është ajo e cila i tërheq njerëzit në këto ideologji radikale në rend të parë? Kjo duhet të kuptohet më mirë.
Qeveria duhet të adresojë politikë gjithëpërfshirëse për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, por edhe ato sfera shoqërore të tilla si varfëria, mungesa e mundësive ekonomike, arsim, që çojnë njerëzit të besojnë se ata nuk kanë një zgjidhje tjetër që të kenë një jetë të suksesshme, përveç asaj për të shkuar dhe për të luftuar në Irak dhe Siri.Kjo është diçka që ne do të donim ta shohim Kosovën ta bëjë më shumë në të ardhmen si një tërësi dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar”, ka përfunduar Jacobsson.