Ambasada për Yuri Kim: Ka punuar mbi pikat kyçe të sigurisë kombëtare, përgjegjëse për NATO dhe OSBE
Këtë të dielë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shkruar për ambasadoren Yuri Kim.
Shkrimi i plotë
Duke përfaqësuar amerikën. Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.
Ajo ka qënë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Gjithashtu, ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë.
Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Asistente e Veçantë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit.