Ambasada ruse reagon për rezolutën: Miqtë tanë në PS duhet ta na japin prova

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot, pas rezolutës për ndërhyrje të huaj që është hartuar në parlamentin shqiptar me nismën e deputetëve të PS. Duke ju drejtuar me një ton miqësor dhe ironik, ambasada fton përfaqësuesit e PS që të japin prova për ndërhyrjet e Rusisë në punët e Shqipërisë.

“Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar ‘përleshjet’ ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme)”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Ambasada ruse u ndal edhe te deklarata e deputetit të PS-së, Ervin Bushati, i cili foli për një virus rus, që mund të infektojë të gjithë kompjuterët e Ballkanit. “ Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të ‘infektojnë’ gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj ‘vepre’”, sqaron Ambasada ruse në Tiranë.

Reagimi i ambadadës vjen dhe për konferencën e mbajtur në Tiranë me diplomatë të SHBA, “US Policy in the Western Balkans”.

Një ditë më parë, PS depozitoi në Kuvend Projekt-Rezolutën për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare. Rezoluta nënkupton ndërhyrjet e Rusisë në politikën e brendshme të Shqipërisë.

Rezoluta e Partisë Socialiste 

 

SHKARKO APP