Ambasada suedeze: Thellësisht të shqetësuar për dhunën ndaj qytetarëve dhe shembjen e Teatrit

Pas Ambasadës Britanike edhe Ambasada Suedeze ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar sot nga policia kundër aktivistëve dhe qytetarëve.

Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në Tiranë, duke publikuar qëndrimin e fortë të Ambasadës Britanike shprehet se ndan të njëjtin medim dhe është thellësisht e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri.

Në reagimin e Ambasadës Britanike thuhet: “Të shqetësuar thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve për të siguruar që ata janë paqësorë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?