Ambasador Zef Mazi e nis punën si Kryenegociator i Shqipërisë me BE me 15 kushte në qafën e Ramës

Dje u prezantua nga Kryeministri Rama, Kryenegociatori i Shqipërisë me BE. Ai është Zef Mazi, një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë ndër dhjetëra dekada diplomaci. Realisht emërimi i zotit Mazi është një ngjarje, pasi kryeministri e ka kuptuar se nuk ka ministër të jashtëm efektiv, pavarësisht se vetë mban dekretin e Presidentit. Por Zef Mazi që ditën e parë të punës ka një tufë me kërkesa, plot 15, që mund të shtohen dita-ditës nga BE në drejtim të Tiranës zyrtare.

Kryemistri Edi Rama vijon ta mohojë ekzistencën e 15 kushteve të vendosura nga BE për Shqipërinë. Megjithatë Parlamenti Europian, mbrëmjen e djeshme, ka miratuar rezolutën që i ka vendos zyrtarisht Shqipërisë 15 kushte, të cilat duhet të plotësohen para për konferencës së përbashkët të qeverive të shteteve anëtare.

Katër ditë më parë, Grupi Parlamentar PPE dorëzoi një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila u miratua dje në plenaren e Parlamentit Europian.

Kjo rezolutë është miratuar mbrëmjen e djeshme me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Parlamenti Europian mbrëmjen e djeshme (18 qershor) miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gal, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian:

“Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian, që Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës të parë ndërqeveritare me shtetet anëtare.”.

Tashmë Zef Mazi ka hyrë direkt në zyrën e tij të mbushur me breshër nga Brukseli.

Detyrë të vështirë keni zoti Mazi!

 

SHKARKO APP