Ambasadorë apo lolo, lëpirës të qeverisë
Nga Urim Gjata
Ambasadorë apo lolo, lëpirës të qeverisë
Na mbytët me drogë, banda, krim, dhe azilantë, ankohet çdo ditë Evropa plakë….
-Na mbytet thotë Presidenti Makron.
-Na mbytët thotë Mark Rutte i Holandës,
-Na mbytët, thotë dhe ai i Italisë,
-Na mbytët me drogë e thotë Greqia.
-…Pak më e rezervuar dhe z.Merkel..
Ju vërtet kinë të drejtë…ju mbytëm, sepse edhe ju na mbytët…me dy qëndrimet tuaja. I keni dëgjuar ç’thonë ambasadorët tuaj qafë-trashë dhe shalë jashtë në në vendin tim?
-Ata heshtin kur duhet të flasin…
-Ata qeshin kur duhet të qajnë…
-Ata lëpihen kur duhet të godasin, por ata lolot harrojnë, se kjo drogë kultivohet, trafikohet dhe shpërndahet tek ju nga bandat kriminale shqiptare, të cilat veprojnë në Evropë. Ata lolot e dinë shumë mirë, se ato banda kanë akses në këtë qeveri. Ata lolo-mëkëmbësit tuaj e dinë, por nuk flasin. Ata e dinë që këta “BOSËT” janë të pa prekshëm. Sepse janë vëllezërit dhe kushërinjtë e ministrave, vëllezër dhe miq të deputetëve, janë shefa apo drejtorë policie. Ata që e mbjellin dhe dënohen (punëtorët) janë ca fakirë të detyruar të shfrytëzohen si skllevër për një copë bukë thatë. Ka edhe nga ata drejtues policie që mundohen të bëjnë detyrën apo që i kundërshtojnë këto banda, dhe si shpërblim marrin lirimin dhe plumbin, më e pakta arratinë, ku kolegët tuaj ne emigracion, iu tundin para syve një letër “shtet demokratik” dhe garanci jete, me firmën e Bosit të Habilajve (Tahirit) dhe një raport tuajin me situatën në vendin tim, që vetëm me të vërtetën dhe realitetin s’ka lidhje. Ndërsa ata që trafikojnë…Janë me plot kuptimin e fjalës Bosë. Ata janë miqtë e pushtetit, janë deputetë dhe financues të miliona eurove për të blerë dhe vjedhur votat, por për të blerë dhe kyçjen e gojës suaj, ata janë kumbarë të kryeministrit. Ata e kanë pjacën e lartë dhe veprojnë të mbrojtur, të pa shqetësuar edhe në vendet e ambasadoreve. Ata helmojnë me drogë. Pse jo, vrasin me plumba qytetaret e pa fajshëm të vendit të tyre, por dhe qytetarët e shteteve nga vinë zotërinjtë ambasadorë. Ata grabisin miliona euro dhe brenda zonave super të ruajtura, ata grabisin ml/euro edhe brenda avionëve, brenda Rinasit. Por ambasadorët nuk flasin. Ata u blenë, dhe blihen nga narkoqeveria, me milionat € të drogës që kultivohet në vendin ku ata shërbejnë. Të asaj droge që trafikohet në vendet e tyre. Sepse ato miliona €, ua kanë zënë grykën, veshët, dhe sytë. E nëse vërtet një ditë lolot do guxonin dhe do flisnin të vërtetën… Prostata do bënte punën e saj. Kryeministrit do i lageshin pantallonat, duke iu dridhur leqet e këmbëve. Ato banda do ngeleshin përfundimisht si peshku pa ujë në çarkun e ligjit. Qytetarët e tyre nuk do helmoheshin më me drogë ‘Made in Albania’, qytetarët e tyre nuk do vriteshin më nga plumbat e krimineleve VIP shqiptarë atje. Prandaj, or miq kryeministra dhe presidentë evropianë, fillimisht shtrëngojuni ushkurin ambasadoreve tuaj (qofshin BE dhe të OSBE).
-Mos na dërgoni më Vllahutin dhe Borchard.
-Mos na dërgoni të pa aftë dhe b…. lëpirës që blihen dhe më pas të luajnë të detyruar (napolonin) vallen e një qeverie që vjedh hapur votën e shqiptarëve, një qeverie të korruptuar dhe të pa aftë, një qeverie krimi dhe droge…
-Mos dërgoni karagjozë që nëpër katedra flasin për demokraci dhe nga pas ju ngrenë gishtin e mesit qytetarëve protestues.
-Mos dërgoni nga ata që avionët e drogës i shohin me sytë e një të droguari, dhe ju duken si mushkonja Divjake.
-Mos dërgoni burokratë të rëndomtë, dhe memecë, por Profesorë.
-Mos dërgoni lëpirës dhe prag/pensionistë, por burra shteti me dinjitet. Sepse Shqipërisë, i duhen sa më shpejt, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje ku qytetari të votojë i lirë dhe i qetë, pa kërcënimin e të fortëve të partisë-shtet. Zgjedhje, ku vota të jetë e shenjtë. Ndaj protestat popullore në vendin tim, nuk janë vetëm për ne, por edhe për ju dhe vendet tuaja zotërinj diplomatë dhe drejtues shtetesh. Largimi sa më shpejt i këtij klani mafioz, i kësaj krim-qeverie, jo vetëm do t’i kthejë: Dinjitetin, qetësinë dhe normalitetin vendit tim, por do sjellë edhe një frymëmarrje të lehtë e të shëndetshme për ju, vendet tuaja, dhe për Evropën. Flisni zotërinj ambasadorë, boll më peng i një të sëmuri psikik, vendi im nuk mund të jetë një parajsë kolumbiane për krimin e organizuar, një qeverie narko dhe ”pak” për ju. Dikur ju rëndonin xhepat nga eurot e vizave, sot çantat nga milionat e drogës.