Ambasadorët bojkotojnë kryetarët e rinj të bashkive, të votuar më 30 qershor

Diplomatët në Tiranë në mënyrë konfidenciale janë udhëzuar të mos kenë asnjë kontakt me kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur në 30 qershor, ku PS dhe aleatët e saj garuan të vetme dhe nuk morën pjesë partitë opozitare.

Newsbomb.al mëson se nuk ka një dokument të shkruar për këtë cështje, por ambasadorët e stafet e tyre janë udhëzuar që në udhëtimet nëpër rrethe të ndryshme të vendit të shmangin kontaktet me kryetarët e rinj të bashkive.

Dhe siç mund të jetë vënë re në këtë kohë, asnjë diplomat në Tiranë nuk ka pasur vizita në zyrat e kryetarëve të bashkive, ata të rinjtë, apo inaugurime të përbashkëta me projekte të investuara nga kompani apo vende partnere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është gjetur kjo formë e të shprehurit të një “legjitimiteti të cunguar” të zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe pse një gjë e tillë nuk është artikuluar asnjëherë publikisht. Nuk dihet sesa do të vazhdojë ky bojkot diplomatik për të zgjedhurit vendorë, por zyrtarët ndërkombëtarë që operojnë në Tiranë I kanë rralluar edhe daljet e tyre jashtë kryeqytetit, pikërisht për këtë fakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?