Ambasadorët e BE dhe SHBA i shkojnë në zyrë Kryeprokurorit Çela

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur, Olsian Çela.
Në një postim në Twitter, Soreca thotë se gjatë takimit diskutuan përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë hetimet financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK.
Për Sorecën, zgjedhja e Çelës përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?