Ambasadorët perëndimorë zhgënjejnë Vuçiç, vizitën e Ramës e quajnë historike

I shoqëruar edhe nga ministry Ivica Daçiç, ai u është ankuar atyre se Rama ka thyer protokollin, duke përmendur Kosovën.

Por, kryeministri serb është zhgënjyer, pasi ambasadorët kanë thënë se vizita e Ramës në Beograd ka qenë historike.

Sipas portalit serb, B92, të gjithë ambasadorët kanë dalë në një deklaratë të përbashkët se pavarësisht provokimit të Ramës, vizita mund të konsiderohet historike dhe një hap domethënës në bashkëpunimin dhe qendrueshmërinë në rajon.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Tanjug, e citon Vuçiçin të jetë justifikuar pas kritikave të marra nga disa segmente të poltikës serbe se duhet të kishte reaguar më ashpër ndaj thënieve të Ramës.

Nëse dikush mendon se është poltikë serioze po të kisha marrë një shkop për ta goditur Ramën, atëherë e kanë gabim. Kjo nuk është politikë serioze dhe ato që duan të më japin leksion se po të kishin qenë në vendin tim do të kishin vepruar në këtë mënyrë, dyshoj se do ta bënin këtë gjë”.

SHKARKO APP