Ambasadori Borchardt pranon se fyeu qytetarët me gjestin e gishtit
Për gjestin fyes ndaj banoreve protestues të Unazës së Re, që thërrisnin “rama ik” përpara Drejtorisë së Policisë, ka reaguar vetë protagonisti i ngjarjes, ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchard.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – shprehet ambasadori Borchardt përmes rrjeteve sociale.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ambasadori Borchardt
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) October 14, 2019
KOHA JONË SONDAZH

