Ambasadori britanik: 35% e të rinjve në Kukës duan të ikin në Britani, pritet një valë këtë verë

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith tha se sezoni veror parashikon një valë emigrantësh. Për sondazhin e kryer nga Swiss Contact në disa familje në Kukës, ai tha se rezultatet treguan se 39% e të anketuarve donin të largoheshin.

“Besoj se të gjithë e dinë se fatkeqësisht, gjatë muajve të verës moti e bën më të mundur udhëtimin me gomone. Kështu, të gjithë po parashikojnë një valë të dytë dhe ky nuk është më lajm. Të gjithë po e presin diçka të tillë. Pyetja më e rëndësishme për ne është sa e madhe do të jetë kjo valë.

Padyshim që një pjesë e punës sonë në veri synon të krijojë mundësi dhe alternativa që njerëzit dhe veçanërisht të rinjtë të mos mendojnë se largimi është alternativa e vetme, por ne nuk duam që njerëzit të mos kenë zgjedhje për të qëndruar, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe punën e tyre në këto rajone, por edhe të udhëtojnë, në mënyrë të ligjshme ama. Ky është aspekt shumë i rëndësishëm. Normalisht gjithçka duhet të bazohet në prova dhe në informacion që na ndihmojnë të përcaktojmë në mënyrë efikase ndërhyrjet tona”, tha King-Smith.

Sipas ambasadorit, janë 35% që kishin në plan emigracionin dhe këtë nuk e kosnideron befasuese. Sipas tij, po bëjnë gjithcka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri duke i ofruar mundësi studimi e formimi.

SHKARKO APP