Ambasadori Fate Velaj takon shkrimtarin Menasse: Qëndroi disa kohë në Shqipëri dhe shkroi romanin ”Zgjerimi”
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj ka treguar për takimin që zhvilloi me shkrimtarin e famshëm austriak, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Robert Menasse. Përmes një postimi në facebook, ambasadori tregon se shkrimtari ka qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe nga këtu shkroi edhe romanin ”Zgjerimi”, që për lexuesit shqiptarë do të jetë gati në tetor.
Postimi i plotë
Sot më bëri një vizitë në ambasadë shkrimtari i famshëm austriak, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Robert Menasse. Me Robert kam një miqësi të vjetër, por që u forcua më shumë kur ai pranoi ftesën time për të vizituar disa ditë Shqipërinë dhe në fund të vizitës, e pyeta: “Të pëlqeu atdheu im”.
-Po,- më tha. Shumë.
-Do dëshiroje të vije përsëri për të qendruar më gjatë, pse jo, për tu frymëzuar për ndonjë libër?
-Po. me kënëaqësi.
Robert Menasse erdhi. Qëndroi një kohë të gjatë. Lëvizi nëpër Shqipëri e shkroi një roman të mrekullueshëm. “Zgjerimi”, i cili ka qenë një bestseller në disa vende e që për lexuesin shqiptarë do jetë në tetor për tu lexuar.