Ambasadori francez: Shpresoj që në 11 dhjetor të fillojë zbatimi i Reformës në Drejtësi

“Shpresoj që në 11 dhjetor të fillojë të zbatohet më në fund reforma në drejtësi”, kështu është shprehur Ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi.

Gjatë një takimi të enjten në Bashkinë e Korçës, ambasadori Fitoussi foli për rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, duke shprehur besimin se pas përgjigjes së Komisionit të Venecias do të nisë zbatimi i ndryshimeve Kushtetuese.

Kërkesa e tij ndaj politikës Shqiptare, mbetet që të ecet me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo nuk bëhet që t’ i bëhet qejfi KE-së,  gazetarëve, politikës, por sepse populli ka nevojë për një Shqipëri moderne dhe gati për t’u integruar. Gjykata kushtetuese e pa të arsyeshme t’i drejtohet Komisionit të Venecias dhe shpresoj që në 11 dhjetor të fillojë të zbatohet më në fund reforma në drejtësi”, u shpreh z.Fitoussi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kritikat ndaj politikës nuk kanë munguar, ku ka theksuar se ka ende punë për të bërë përpara në procesin e Integrimit Europian.

“Procedura është e gjatë dhe Shqipëria ka bërë shumë etapa. Rekomandimi i djeshëm është një prej tyre. Vazhdimi me hapat e tjerë kërkon kohë dhe nuk them që do shtyjmë negociatat, por janë të paktën 40 çështje për t’ u zgjidhur”, deklaroi ambasadori Fitoussi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?