Ambasadori gjerman: Bashkëpunim për hapjen e dosjeve

"Duhet bashkëpunim në procesin e hapjes së dosjeve. E kaluara duhet të kujtohet", tha Hoffman, në një takim të shoqërisë civile organizuar posacërisht për këtë çështje që po diskutohet që prej ditës së shtunë, ku Kryeministri Edi Rama paralajmëroi hapjen e dosjeve.

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda u shpreh se politika duhet të jetë koherente më të gjitha premtimet që ajo jep dhe se ka ardhur pikërisht momenti që historia duhet të shkruhet dhe të pranohet nga të gjithë. 'Kërkimi i lustracionit është hapi i parë i procesit. Ne kemi nevojë të shikojmë të shkuarën, ndaj mazhoranca duhet të japë votat e saj për këtë ligj", u shpreh Doda.

Nga ana tjetër kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në këtë takim, theksoi dosjet duhen hapur për të parë atë mekanizëm të tmerrshëm të sigurimit të shtetit. "Vetëm duke e parë të vërtetën në sy, në realisht do të ndahemi nga e kaluara", u shpreh Idrizi.

SHKARKO APP