Ambasadori gjerman “përgënjeshtron” ambasadorin e BE: Bundestagu ka disa kushte për negociatat

Pas votimit në Bundestagun gjerman për negociatat me Shqipërinë, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ishte i pari që deklaroi se Shqipërisë ju hapën negociatat, pa përmendur në asnjë rresht se vendimi gjerman kishte disa kushte për qeverinë “Rama” dhe politikën. Të njëjtin qëndrim që i thurte lavde reformave të Edi Ramës mbajti dhe komisioneri në ikje Johannes Hahn.

Por sot në Tiranë, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka sqaruar më mirë për qytetarët se çfarë nënkupton vendimi i Budestagut që u mor në Berlin javën e kaluar. Në çeljen e konferencës “Tetori Gjerman”, Zingraf  tha se Gjermania është pro negociatave, por ka disa kushte, të cilat duhet të përmbushen në dy faza.

Budestagu gjerman dha një ‘po’ për Shqipërinë, ai luan një rol të fuqishën dhe qeverisë federale i nevojitet ky vendim i Bundestagut gjerman, kjo është një dëshmi se Shqipëria do të pranohet në Bashkimin Europian. Bundestagu ka formuluar disa kushte që disa duhet të përmbushen në fazën e parë dhe të tjerat në fazën e dytë”,- u shpreh Zingraf.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera ambasadori gjerman në Tiranë, komentoi edhe krizën politike në vend, për të cilën tha se zgjidhja duhet të vijë nga vetë politika, ndërsa apeloi palët të ulën në tryezën e  dialogut.“Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga vetë politika. Nuk e shikoj Gjermaninë si një lloj ndërmjetësi. Kemi folur me përfaqësues të partive politike, kemi ofruar mbeshtetjen tonë teknike, edhe për reformën zgjedhore.”  tha më tej ambasadori Zingraf, duke e konsideruar tryezën për reformën zgjedhore të pak ditë më parë, si një sinjal pozitiv.  “Të gjitha partitë të ulen bashkë. Kemi folur me palët dhe kemi dhënë mbështetjen tektine dhe në kuadër të komisionit të reformës zgjedhore. Një ekspert gjerman ka bashkëpunuar duke vendosur në tavolinë një draft mbi të cilin mund të vazhdohet të punohet.”-vijoi më tej Zingraf.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?