Ambasadori Hoffman: Ju lutem, mos kërkoni azil politik në ambasadë
Gjermania ka vendosur të kualifikojë 204 infermierë shqiptarë në gjuhën gjermane dhe do t’ju garantojë atyre, punësim së paku për dy vjet në Gjermani. Në një ceremoni të organizuar sot në Tiranë për nisjen e këtij projekti, merrnin pjesë: Ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffman, Kryeministri Edi Rama, ministri i Mirëqënies Blendi Klosi etj.
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha në fjalën e tij se “jam shumë i gëzuar që tregu gjerman po hapet për forcat e kualifikuara gjermane. Shfrytëzoj rastin për të bërë të qartë se kush do të punojë në Gjermani, ju lutem, të mos kërkojë azil, se kjo është rruga më ekeqe e mundshme, por të drejtohet tek projekte legale, ligjore.”
KOHA JONË SONDAZH

