Ambasadori i BE në Tiranë takon Nikollën, bën thirrjen: Parlamenti rol kyç për debatin dhe reformat e integrimit
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një takimi me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, tha se Parlamenti luan rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE përfshin debatin dhe miratimin e reformave të rëndësishme konsensuale.
“Parlamenti luan rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, dhe është pika kyçe për jetën demokratike të një vendi. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u dakordësua me mua se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, që gëzon mbështetje ndërpartiake dhe popullore përfshin debatin dhe miratimin e reformave të rëndësishme konsensuale”.
Në një postim rrjetet sociale ai thekson nevojën e funksionimit normal të parlamentit për rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Një parlament që funksionon mirë, është thelbësor që Shqipëria të ruajë ritmin në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Evropa është këtu për të mbështetur parlamentin në këtë drejtim”.
The Parliament has an important role to play in the EU integration process & is key to the democratic life of a country. Assembly Speaker @NikollaLindita agreed with me that Albania’s EU integration process – which enjoys cross-party and popular support – involves debating … 1/2 pic.twitter.com/WP4wMB5meX
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) January 22, 2024