Ambasadori i BE vlerëson qëndrimin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Penal

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka vlerësuar rolin e Presidentit Ilir Meta për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Në një intervistë për Report TV, Soreca tha se bashkëpunimi i Presidentit ishte vendimtar për të gjetur balancën më të mirë në hartimin e ndryshimeve të Kodit Penal.

“Mendoj se ishte e rëndësishme që qeveria dëgjoi shoqërinë civile, dëgjoi aktorë tjerë ndërkombëtarë, dëgjoi veçanërisht Presidentin Meta, lidhur me mbushjen e boshllëqeve në Kodin Penal. Është e rëndësishme që ndërsa masat lehtësohen, për ata që nuk i respektojnë rregullat, rregulla më të rrepta, por proporcionaliteti i sanksionit në versionin e fundit që u miratua dhe u dekretua menjëherë nga Presidenti, të përmbushë testin e proporcionalitetit sipas mendimit tonë. Dhe mendoj se kjo ka lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj, koordinimi mes institucioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndihmuar me menaxhimin e duhur të krizës. Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera”,- deklaroi Lugi Soreca.

 

SHKARKO APP