Ambasadori i Francës: Europa të mësojë nga harmonia fetare në Shqipëri

Ambasadori i Francës në Tiranë Bernard Fitoussi u shpreh me anë të një deklaratë për shtyp se Shqipëria tregoi mbështetje të madhe dhe solidaritet për ngjarjen e rëndë, ku u sulmua me armë redaksia e revistës satirike, duke u ekzekutuar 12 persona.

Duke falenderuar Shqipërinë dhe shqiptarët për solidaritetin e madh që treguan ndaj popullit francez, Fitoussi u bëri thirrje shteteve europiane që të mësojnë nga shembulli i harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.

“Franca ka qënë objekt i një atentati të paprecedentë. Ky atentat shkaktoi 12 viktima dhe plagosi shumë të tjerë. Mes tyre dhe disa gazetarë të talentuar, të njohur për lirinë e shprehej dhe të fjalës.

Kjo revistë mishëron prej dhjetëra vitesh të drejtën për të menduar në liri të plotë. Këto vrasës të ulët donin të godisnin lirinë e të menduarit dhe të shprehurit. F

ranca nuk do të lejojë të goditet nga ky krim i poshtër. Ky akt shumë i rëndë shkaktoi dhe vrasjen e dy policëve, njëri u ekzekutua teksa kërkonte mëshirë. Këta vrasës tentuan të mbillnin kaos.

Këto burra dhe ajo grua vdiqën dhe u vranë për idenë që kishin për Francën, për Francën e lirë”.

Mendimi im i parë shkon në kujtim të viktimave, familjeve të tyre të afërme të cilët sot janë goditur. Presidenti i Republikës ka shpallur ditë zie kombëtare. Të hënën do të hapet në ambasadë libri i ngushëllimeve.

Reagimi në Shqipëria ka qenë jashtëzakonisht i fortë. Kam marrë mesazhe të shumta solidariteti nga autoritetet e shtetit, nga trupi diplomatik. Dje në darkë kemi pasur një ceremoni përkujtimi të organizuar nga gazetarët shqiptarë”, u shpreh ambasadori francez.

Ambasadori Fitoussi u shpreh se ka qenë një ngushëllim dhe mbështetje e madhe për ne që në këto momente të trishta të jemi të gjithë së bashku.

“Mendoj se vlerat universale janë të respektuara në Shqipëri. Dëshmitë e kësaj i pamë dje dhe ishte një dëshmi vërtetë shembullore”, tha Fitoussi.

“Dua të shpreh edhe një herë se asgjë nuk do ta pengojë Republikën franceze në luftën për lirinë e shprehjes. Meshazi i paqes dhe tolerancës është ai që ne mbrojmë duke luftuar kundër terrorizmit dhe fondamenatalizmit”, u shpreh Fitoussi.

“Siç e ka thënë dhe Presidenti Hollande. Ne do i përgjigjemi patjetër me të njëjtën monedhë krimit që na goditi. Së pari duke i kërkuar, arrestuar dhe gjykuar në mënyrën më të ashpër të mundshme. Do të bëjmë të pamundurën që t’i kapim dhe hetimi ecën nga autoritet në Francë, por nuk mund të bëj asnjë koment mbi hetimin.

Arma jonë më e mirë, është uniteti i botës mbarë. Përpara flamurit të lirisë dhe drejtëisë asgjë nuk mund të na pengojë.

Kundërshtoj fort të bëjmë ndonjë lidhje fetare me këtë krim. Ata janë vrasës, nuk janë as hebrenj, as katolikë, as myslimanë. Shpresoj se vendi im dhe Europa të mësojnë nga Shqipëria që arrin të jetojë në mënyrë të përbashkët në harmoni fetare”, u shpreh amabsadori i Republikës së Frances, Bernard Fitoussi.

SHKARKO APP