Ambasadori i ri i BE në Tiranë takim me Ramën, Gonzato: Integrimi një rrugë sfiduese dhe premtuese

Silvio Gonzato ka nisur detyrën në Tiranë. Ambasadori i ri i BE-së është pritur këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Gonzato shkruan se takimin e parë në këtë detyrë, e ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar.

Biseda është përqendruar në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai ka premtuar se ekipi i tij do ta shoqërojë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues.

“Takimi im i parë me Kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan Gonzato.

Të enjten e 7 dhjetorit, ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.

SHKARKO APP