Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë flet shqip. Eksperti: Është një kartëvizitë, njohës i mirë i Ballkanit
I emëruari i presidentit Joe Biden si ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, është David J. Kostelancik ka marrë konfirmimin unanim nga Senati Amerikan. Kostelancik do të zërë vendin e ambasadores aktuale amerikane Yuri Kim.
Për të folur mbi emërimin e ambasadorit të ri në SHBA-së në Shqipëri, eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni është ndalur dhe tek njohja e gjuhës shqipe nga David J. Kostelancik, për të cilën thotë se është përparësi dhe se në një formë është kartëvizitë në marrjen e detyrës së tij në Shqipëri.
”Mesazhi do të kalojë sido që të jetë në çfarëdo gjuhe, por unë mendoj që të flasësh gjuhën e vendit ku ke për të shërbyer është një kartëvizitë mjaft e mirë sepse krijon një ide se është investuar për njohuritë për vendin specifik dhe nuk është dikush, i cili nuk i ka idenë e zhvillimeve kulturore të vendit apo është thjesht dikush që është atashuar aty dhe thjesht mund të rrijë për disa kohë, por Kostelancik është njohës mjaft i mirë i Ballkanit dhe në Shqipëri ka qenë 2 vjet dhe ka ardhur në Shqipëri disa herë dhe është i angazhuar me çështjet e Europës”,-tha Shtuni.
Në të vertetë David J. Kostelancik, është nga diplomatët më të mirë amerikan.