Ambasadori i Rusisë në Tiranë: Rama nuk është një gjeneral, qeveria hipokrite

Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-ruse janë krisur. Këtë nuk e themi ne, por ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev, i cili në një rrëfim për ”Vizioni i Pasdites”, duke iu referuar çështjes së vaksinës ruse, Afanasiev thumboi kryeminstrin Edi Rama për qëndrimet kontradiktore që ai ka shfaqur.

”Rreth vaksinës dhe përdorimit të saj të mundshëm në Shqipëri, ne gjithashtu patëm një lloj ‘mosmarrëveshjeje’ virtuale me palën shqiptare. Cili është ndryshimi midis një gjenerali dhe një diplomati? Kur gjenerali thotë ”po” është po, kur thotë ”jo” është jo. Nëse ai thotë ”ndoshta”, ai nuk është një gjeneral. Kur diplomati thotë ”po” është po, kur thotë ‘ndoshta’ është jo, nëse thotë ”jo”, ai nuk është diplomat. Në këtë kontekst, unë do të thosha një ‘po’ të fortë”,-tha ambasadori.

Nga ana tjetër, ai reagoi dhe mbi shpalljen e diplomatit rus person “non grata”, teksa ritheksoi se ky veprim ishte provokim për të dëmtuar marrëdhëniet ruso-shqiptare dhe cilësoi qeverinë shqiptare si “hipokrite”.

“Ndjejmë keqardhje të madhe për këtë vendim, pasi autoritetet shqiptare nuk mund të mos supozonin se do të kishte një përgjigje nga Rusia. Kjo nuk mund të mos çojë në një përkeqësim të marrëdhënieve tona. Prandaj, fjalët se qeveria shqiptare është e angazhuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë, i konsideroj hipokrite”, u shpreh Mikhail Afansiev gjatë intervistës për “Vizionin e Pasdites”.

SHKARKO APP