Ambasadori italian: Reformoni Drejtësinë edhe pa konsensus

 

Pas katër vitesh largohet nga Shqipëria i prekur. “Pjesërisht kundërshtoj atë thënien e famshme – rrëfen Massimo Gaiani – nuk erdha në Tiranë duke qarë, por është e vërtetë që largohem me lot në sy”.

Mandati i tij si ambasador i Italisë në Shqipëri mbyllet formalisht me 19 tetor. Prej 20 tetorit merr detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Globalizimit në Ministrinë e Jashtme në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të merret me energjinë, mjedisin dhe organizata ndërkombëtare me karakter ekonomik për Azinë, Amerikën Latine dhe Afrikën Sub Sahariane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e vërtetë, Europa është jashtë mandatit tim dhe si rrjedhojë edhe Shqipëria. Por nuk do të mjaftojë kjo për të ndërprerë marrëdhëniet e mia me këtë vend të mrekullueshëm”, tha Gaiani.

Por çfarë ka ndryshuar në Shqipëri në krahasim me 4 vite më parë?

“Katër vite më parë lëvizej me eskortë të armatosur, 4 ushtarakë të ‘Tuscania’-s, që ruajnë ambasadorët tanë në Siri apo Irak. Pas një viti kërkova që të mos i kisha më, duke konsideruar se mund të ishin të dobishëm në seli të tjera”.

I pyetur se cili është momenti më i vështirë në Tiranë, ai thotë: “Ai më intensivi dhe më delikati ishte ndoshta negociata pr të bindur opozitën e atëhershme socialiste që të votonte tre ligjet e konsideruara si kusht nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit kandidat”.

Sa u përket marrëdhënieve me Berishën dhe Ramën, ai thotë se ka pasur marrëdhënie intensive me të dy dhe të dy kanë pasur vëmendje të madhe ndaj Italisë dhe ndërmarrjeve italiane.

“Me Edi Ramën ndoshta kam pasur më shumë ngjasi kulturore dhe personale dhe m ka qëlluar të bëj edhe më shumë gjëra bashkë me të,” tha ambasadori.

Sipas tij, sipërmarrjet italiane e shohin si problemin kryesor në Shqipëri drejtësinë e dobët.

Madje duke iu referuar reformës në drejtësi, ai ka një mesazh: “Konsensusi absolut është një faktor frenues, ndërkohë që duhet dialog dhe mirëkuptim. Kuorumi i lartë për të aprovuar një reformë kushtetuese është në vetvete një formë garancie. Më vjen mirë që pas një refuzimi në fillim, opozita po fillon të kundërshtojë ndonjë gjë, që është gjithsesi një shenjë pjesëmarrjeje”./Shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?