FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori Lu, takim me studentët: Prioritetet e plaftormës Trump dhe pasqyrimi në Shqipëri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu ishte sot i ftuari i parë në serinë e bisedave të Forumit të Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë ku diskutoi Administratën e re të Shteteve të Bashkuara dhe Politikën e saj të Jashtme.

Në fjalën e tij, Ambasadori vuri në dukje se “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.”

Ambasadori Lu mbajti një fjalim dhe iu përgjigj një shumëllojshmërie pyetjesh nga pjesëmarrësit në lidhje me Presidentin Donald Trump dhe si mund të ndikojnë platformat e tij të shprehura politike në marrdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vendeve e rajoneve të tjera në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Ambassadori Lu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me NATO-n, duke vënë në dukje se Sh.B.A. do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori theksoi gjithashtu se shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?