Ambasadori Soreca: Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të mbahet sa më shpejt

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Sorca thotë se Konferenca e parë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në duhet të mbahet sa më parë.

Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA.
Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit”, shkruan Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?