Ambasadori turk Bayraktar: Shqipëria, rol kyç për stabilitetin në rajon


Ambasadori Bayraktar thekson se Ankaraja mbështet fuqishëm perspektivën euro atlantike të Shqipërisë. 

“Shqipëria është një vend mik dhe vëlla në Ballkan me të cilin kemi lidhje të forta historike dhe kulturore të rrënjosura thellë. Shqipëria është kombi që i dha më shumë vezirë dhe shtetarë Perandorisë Osmane” deklaron ambasadori i Turqisë, i cili shton se numërohen rreth 35 vezirë me origjinë shqiptare gjatë asaj periudhe. 

“Xhamia Sulltan Ahmet në Stamboll, njohur gjërësisht në mbarë botën si Xhamia Blu është ndërtuar nga Sedefkar Mehmed Aga nga Elbasani në vitin 1616. Hoxha Tahsin, një shqiptar nga Camëria dhe një dijetar i madh ishte rektori i parë i Universitetit të Stambollit në vitin 1870, universiteti i parë me standarte perëndimore në perandorinë osmane. Sami Frasheri, të cilin në Turqi e njihnim me emrin Semsedin Sami konsiderohet si një prej reforomatorëve më të mëdhenj, mjeshtër i gjuhës turke dhe shqipe, i cili shkruajti romanin e parë në gjuhën turke, fjalorin e parë dhe enciklopedinë turke. Djali i tij, Ali Sami Frasheri themeloi ekipin e futbollit Galatasaray në vitin 1905, që tashmë është një prej ekipeve më prestigjioze në Europë. Nuk e dimë numrin e saktë, por sot vlerësojmë se rreth 5 milionë qytetarë turq janë me origjinë shqiptare”, deklaron ambasadori Hidayet Bayraktar. 

Sa i përket Kosovës, ambasadori i Turqisë shprehet se vendi i tij është ndër parët që ka njohur pavarësinë. “Ne gjithashtu kemi mbështetur në mënyrë aktive njohjen e Kosovës dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të në çdo fushë”, shton ambasadori Turk. 

Ambasadori Bayraktar ndalet edhe në luftën kundër ISIS. Sipas tij, ISIS është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe përtej. “E theksoj përtej sepse ata luftëtarë terroristë të radikalizuar të cilën kanë kapacitetin për të kryer sulme janë gjithashtu një faktor rreziku për vendet e tyre të origjinës. I pyetur lidhur me akuzat që i bëhen Turqisë se lejon luftëtarët e huaj që të kalojnë nëpërmjet territorit të saj për t’iu bashkuar ISIS, ambasadori i Turqisë në Tiranë deklaron se akuzat janë të pabaza. “Turqia nuk mund të konsiderohet përgjegjëse duke qenë se ISIS ka mbi 10 mijë luftëtarë të huaj me origjinë nga 80 vende të ndryshme. Për këtë arsye është në përgjegjësinë e vendeve të origjinës që të mos i lejojnë të dyshuarit e tyre që të dalin jashtë vendit.

SHKARKO APP