Ambasadorja e BE: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka prezantuar sot disa nga kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE. Së pari, do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë. Së dyti, do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti, do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Së katërti, do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti, zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL etj. Ne duam që Shqipëria të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu”, tha ambasadorja Hohmann në prezantimin e programit “EU4LEA”, të financuar nga BE.