Ambasadorja e SHBA në OKB pritet sot nga Begaj dhe Rama
Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ditën e sotme, ambasadorja do të pritet nga presidenti Bajram Begaj në orën 09:15, më pas do të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama.
Linda Thomas-Greenfield, u prit nga ambasadorja Yuri Kim e cila e shoqëroi atë në kryeqytet, duke i prezantuar Tiranën.
“Kënaqësi të bëja një tur të sheshit ‘Skënderbej’, i cili mban emrin e Heroit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për shoqërimin dhe mikpritjen e ngrohtë në Tiranë, ambasadore Yuri Kim”, theksoi Thomas-Greenfield.