Ambasadorja e SHBA-së në selinë e LSI, takim me Kryemadhin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka pritur paraditen e kësaj të marte në selinë e partisë, ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Ky takim vjen pas vizitës së Kryemadhit në SHBA. Kjo është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës apo dhe institucioneve shqiptare si kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, kreun e PD-së, Lulzim Basha, disa ministra, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën si dhe kreun e KLP, Gent Ibrahimin.

SHKARKO APP